Shqipëria si shtet dhe si shoqëri është kapur nga korrupsioni. Autore dhe shkaktare për këtë realitet janë politika dhe drejtesia e këtij tranzicioni të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një orientim të dëmshëm, të padrejtë,korruptiv dhe të mbrapshtë. Zhvillimet në drejtësinë në Shqipëri që kur po funksionon drejtësia e re,SPAK përditë e më shumë po nxjerrin në dritë falimentimin e politikës së vjetër, të qeverisë dhe të shtetit shqiptar nga korrupsioni, nga kjo plagë e rëndë, nga kjo sëmundje epidemike dhe gjithpërfshirëse që ka kapur e paralizuar shtetin, shoqërinë dhe gjithë sistemin në Shqipëri.
Shqipëria tashmë është shndërruar në një vënd apo laborator eksperimental, si shembull global për kultivimin, rritjen, kulturimin dhe zhvillimin e korrupsionit dhe veseve të tjera, gjë që pothuajse ua ka bërë të pamundur karrierën dhe ekzistencën drejtësisë, lirisë, të vërtetës, fisnikërisë, burrërisë, patriotizmit, meritës dhe ndershmërisë.
Shteti dhe strukturat e tij mirëfunksionojnë vetëm korruptivisht, hajdutërish,trasdhtishtt dhe kriminalisht kundër interesave të qytetarëve dhe kundër interesit publik e kombëtar. Ky tranzicion në Shqipnëri ishte dhe vazhdon të jetë i dëmshëm dhe traumatik për Shqipërinë dhe shqiptarët, tranzicion që ka si orientim, që promovoi dhe që instaloi në sistem korrupsionin,padrejtësinë, antiligjin,narkoshtetin dhe hajdutokracinë politiko-pseudodemokratike.
Korrupsioni në Shqipëri ishte bërë kulturë politike, demokratike, juridike, mediatike dhe shoqërore; korrupsioni në Shqipëri ishte bërë kulturë pandëshkueshmërie.Dhe a do ta ndryshojnë dhe a do të dalin shqiptarët, apo, a do e nxjerrin shqiptarët Shqipërinë në votimet e 11 Majit 2025, a do e nxjerrin shqiptarët Shqipërinë nga ky tranzicion, nga ky orientim e zhvillim i gabuar dhe i shtrëmbër politik, aq shumë i dëmshëm dhe kërcënues për Shqipërinë?
Gjërat dhe zhvillimet akoma edhe sot tregojnë se pa ndihmën e ndërkombëtarëve, sidomos pa mbeshtetjen vendimtare të SHBA-ve, është e vështirë, pothuajse tërësisht e pamundur që të ndëshkohet ky establishmet politik me 11 Maj 2025, pavarësisht se shqiptarët nuk e duan dhe as nuk e meritojnë këtë elitë politike aktuale.