​127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje të rëndë

Peja

​127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje të rëndë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

127 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator dhe 100 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu janë edhe 32 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 mjek, 12 infermier dhe 11 punëtor të administratës dhe shërbimit teknik.

“127 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 100 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 Mjek, 12 Infermier dhe 11 punëtor të Administratës dhe Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat