Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka publikuar një video ku shihet një grua teksa bën një gjest aspak të hijshëm.
Aty shihet se si ajo i hedh mbeturinat dhe më pas i fotografon.
Muhaxheri ka paralajmëruar se do t’i bëjë publike të gjitha videot ku qytetarët bëjnë veprime të ulëta.
Reagim i plotë:
I hudh mbeturinat, dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët, ndotjen e ambientit me hedhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit se gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak. Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!