130 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, katër pacientë janë në respirator, 89 në oksigjenoterapi ndërsa prej tyre janë 21 në gjendje më të rëndë.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit në këtë spital 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 89 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme dhe kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
214 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,110 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.