8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
105 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 74 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
1 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore.297 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,485analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.