97 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 18 në gjendje më të rëndë

Peja

97 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 18 në gjendje më të rëndë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Ilustrim

97 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njoftojnë se 68 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 97 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 68 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat