Kushtet e rënduara atmosferike kanë bërë që të ketë prishje elektrike në rajonin e Pejës.
E për shkak të kushteve atmosferike po del të jetë e vështirë edhe sanimi i prishjeve.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
“Prishje ka edhe në Pejë si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike. Ekipet janë të mobilizuara dhe janë vazhdimisht në terren duke punuar në sanimin e prishjeve. Ka prishje sporadike që janë duke u punuar në vazhdimësi që të sanohen prishjet”.
“Ka edhe zona të vështira malore si Rugova që do të marrë më shumë kohë sanimi i prishjes” tha Buzhala.