Në Spitalin e Pejës po trajtohen 82 pacientë me koronavirus.
Katër pacientë janë në respirator, 64 në oksigjenoterapi dhe 13 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky është njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 74 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
14 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 9 foshnje të porsa lindura janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
549 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,728
analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.