Peja është zgjuar përsëri e përmbytur në ujë në disa zona të qytetit.
Për të satën herë, lumi “Qokolica” ka dalur nga shtrati duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të qytetit.
Rregullimi i shtratit të lumit “Qokolica” ka qenë një nga premtimet e vazhdueshme të kryetarit Muhaxheri, por që po demantohet sa herë që ka të reshura të mëdha në Pejë.
Reshjet e shumta kanë dëmtuar edhe disa biznese dhe ka vështirësuar në masë të madhe edhe komunikacionin në qytet.