Haradinaj në Pejë: 14 shkurti është referendum për Kosovën në NATO

Peja

Haradinaj në Pejë: 14 shkurti është referendum për Kosovën në NATO

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:49
Ramush Haradinaj

Kandidati për President, njëherit edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka vizituar Pejën, ku edhe ka prezentuar programin.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se është i nderuar në mesin e bashkëluftëtarëve.

“Sot në Pejë, zhvillova tri takime të ndara me luftëtarë nga komuna e Pejës, që të shmangim grumbullimet e mëdha për shkak të gjendjes pandemike”, ka shkruar ai.

Më tej ai tha se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm, në rrugën e saj drejt NATO-së.

“Por ne nuk do të qëndrojmë të bllokuar, e në tavolina dialogu deri në pafundësi, sepse nëse vazhdon izolimi jonë, fitojnë vetëm Serbia dhe Rusia”.

“14 shkurti është referendum për Kosovën në NATO. Unë dhe bashkëluftëtarët e mi, ishim të gatshëm kur ishte koha për të çliruar vendin, e jemi të gatshëm edhe për ta mbrojtur. Por mbrojtja më e mirë e vendit është Kosova në NATO. Nëse kjo nuk arrihet në vitet në vijim, organizimi i referendumit për bashkim me Shqipërinë, është rruga që ne do të ndjekim, për të siguruar veten dhe paqen në rajon” shkroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat