Shtatorja e Shën Nënë Terezës është përuruar të dielën në Pejë.
Ajo u vendos në oborrin e Kishës së Shën Katerinës, nga familja e Lushe Berisha Dedës, në përvjetorin e vdekjes së saj.
Familjarët e Lushes thanë se ky ishte një amanet nga e ndjera e cila ishte e lidhur shpirtërisht me Shën Nënë Terezën.
Ndërkaq për famullitarin e kishës kjo është me një rëndësi të veçantë si për të ashtu edhe për gjithë pejanët.
I pranishëm në zbulimin e shtatores ishte edhe një përfaqësues i Bashkësisë Islame. Ai tha që i gjithë populli shqiptar duhet të ndjehet krenar me Nënë Terezën, të cilën e respekton e gjithë bota.