79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

Peja

79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:49
Ilustrim

79 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 62 janë në oksigjenoterapi.

“12 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 79 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

288 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,053 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat