Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 107 pacientë të infektuar me koronavirus.
77 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 4 në respirator dhe 11 në gjendje të rëndë.
Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën se në Pejë janë regjistruar 20 raste pozitive me COVID-19. Ndër tjera, Qeveria të dielën miratoi masat e reja anti-COVID.