I është dhënë lamtumira e fundit 9-vjeçarit Gent Nikqi i cili vdiq dje në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë të mëlçisë.
Për Gentin e vogël ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij.
Gent Nikqi është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.
Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.
Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për varrimin e tij.