Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 92 pacientë me koronavirus.
67 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 2 në CPAP dhe 16 në gjendje më të rëndë.
Spitali njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 2 pacientë.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën se në Pejë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus.