Arbër Grabovci, ka dhënë dorëheqje nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.
Kjo sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se, Grabovci këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale.
Postimi në Facebook:
Sot qëndrova në Pejë, në qytetin tim të zemrës.
Pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, kam pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.
Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës.
Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal.
RH