Policia e Kosovës për rajonin e Pejës e ka konfirmuar vrasjen në qytetin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka deklaruar se rreth orës 15 e 36 minuta kanë pranuar një informatë për të shtëna armësh.
“Rreth orës 15 e 36 minuta kemi marrë njoftimin për të shtëna armësh në Pejë. Policia, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka hasur në një person të lënduar.
Më pas, kanë zbarkuar edhe grupet tjera, duke përfshirë personelin mjekësor, që ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.