16 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje më të rëndë
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 9 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi.
Ndërsa, raportohet se dy pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe një tjetër është shëruar nga COVID-19.
Puna gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
-495 Vizita Specialistike;
- 33 Pranime;
- 156 Pacientë të Hospitalizuar;
- 4 Lindje, 2 vajza dhe 2 djem;
- 7 Operacione;
- 35 Hemodijaliza;
- Analiza: 396 pacientë që kanë bërë 5,087 analiza;
- 167 Shërbime Radiologjike dhe atë: 111 Rëntgena, 43 Ultrazëra, 10 CT-ja dhe 3 Mamograf;
- 24 procedura fizoterapike;
Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
- 16 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
- 9 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
- 2 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;
- 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.