Një 52 vjeçar nga fshati Kosuriq i Pejës ka vdekur sonte, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Një familjar i tij ka thënë se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.
Rastin e kanë pranuar edhe policia, ku zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka thënë se ishin informuar nga Spitali Rajonal i Pejës.
“Policia është informuar sot nga Spitali Rajonal i Pejës se e kanë pranuar një person që dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe i njëjti ka vdekur. Personi është i gjinisë mashkull”, ka thënë Rugova.
Personi në fjalë ka lindur në vitin 1969.