OVL UÇK në Pejë ka reaguar ndaj institucioneve komunale në këtë komunë përkitazi me emërimin e dy rrugëve.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, OVL UÇK ka thënë se Komuna e Pejës nuk ka dijeni t’i shkruajë as emrat e Heronjve të Kombit.
Reagimi i plotë:
Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës!
Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.
Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.
Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/22/auto_IMG-20210822-WA0001-1-1333x10001629627634.jpg)