Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, Policia në Pejë ditëve të fundit ka realizuar kontrolle të shumta.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë veprojnë duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar katërqind e tetëdhjetë e nëntë (489) gjoba sipas ligjit anti-COVID.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se.
“Vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”, thuhet në njoftim.