Spitali i Pejës ka njoftuar për gjendjen e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital.
Aktualisht në këtë spital po trajtohet 220 pacientë, prej tyre, 192 janë në oksigjenoterapi, 7 në CPAP, ndërsa 52 janë në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve në këtë spital janë pranuar edhe 20 pacientë tjerë me COVID-19, ndërsa nuk raportohet për të shëruar.
Ditë më parë Spitali i Pejës ka njoftuar se për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë.