Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë për Covid-19.
Nga ky spital kanë njoftuar se 37 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 7 në CPAP maskë dhe 6 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 1.10.2021:
✓51 pacientë janë të shtrirë;
✓37 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 7 pacientë janë në CPAP;
✓ 6 pacientë të tjerë në gjendje të rëndë;
✓ 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;
Mbroje vetën vaksinohu