Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka njoftuar për një avari teknike në sistem, pasojë e së cilës Bashkësia Territoriale ‘Zatra’ e Pejës dhe linja e Bellopojës kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë kanë shprehur gatishmëri dhe janë duke e sanuar problemin.
“Po punohet që furnizimi në këto pjesë të rikthehet në ora 19:00”, thuhet në njoftim.