Bartësi i listës së PDK-së në Komunën e Pejës, Arton Muhaxheri ka vizituar pemëtoren “Te Daki” , ku u njoh për së afërmi me sfidat e këtij lloji të biznesit.
I shoqëruar me kandidaten për asamble komunale, Nazlije Gorani-Naska, është zotuar se nuk do të lejojnë cenimin e interesave të pemëshitësve.
“Bashkë me kandidaten për asamble komunale Nazlije Gorani – Naska, kemi vizituar pemëtoren “Te Daki” , ku kemi dëgjuar nga afër sfidat e këtij lloji të biznesit.
PDK, me grupin e asambleistëve nuk do të lejoj cenimin e interesave të pemëshitësve qofshin ata shitës ambulantë apo shitës rezident”, ka shkruar Muhaxheri.