Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota nga mërgata në zgjedhjet e 17 tetorit, sipas të dhënave të KQZ-së.
Muhaxheri ka marrë 231 vota, Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 71.
Rrustem Berisha nga AAK-ja 55. Kandidatët e tjerë nuk kanë marrë asnjë votë.
Ndryshe, Gazmend Muhaxheri ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës qysh në raundin e parë me 60.41 për qind.