Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit për 38 komunat e Kosovës.
Në komunën e Pejës fitues i zgjedhjeve është Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 60.49 të votave.
Pas Gazmendit të LDK-së, Gazmendi i VV-së është renditur i dyti. Agusholli grumbulloi 22.32 përqind të votave.
Rrustem Berisha i AAK-së doli i treti me me 16.34 përqind të votave.
Gani Veselaj, kandidat i pavarur – 0.32 përqind.
Kreshnik Hysaj (Partia Demokratike e Unitetit – 0.31 përqind.
Drena Podrimcaku (Partia Balliste) – 0.23 përqind.