Prej datës 1 dhjetor, është paralajmëruar rritje e çmimit të qethjes së flokëve.
Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Berberëve të Pejës përmes një postimi në Facebook.
“Nga data 01.12.2020 do të ketë ngritje të çmimeve“, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimeve të shumë produkte ushqimore dhe jo vetëm në vend.
Qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për këto ngritje çmimesh pasi pagat po mbesin të njëjta.