LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme.
Finalizimi i marrëveshjes është bërë sot nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti i PDK-së.
Sipas kësaj ujdie, PDK do t’i ketë katër drejtori.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Nasret Hajrizi – do jetë Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, Arta Vokshi Nallbani – Drejtoreshe e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Gëzim Gashi Drejtor për Emergjencë, Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Agron Haliti – Drejtor i Inspektorati.
Në anën tjetër, LDK do të udhëheq me 10 drejtori.