Ali Berisha zgjidhet kryetar i AAK-së në Pejë

Peja

Ali Berisha zgjidhet kryetar i AAK-së në Pejë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 18:09
Ali Berisha zgjidhet kryetar i AAK-së në Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishen kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.

“Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë.

Njoftimi i plotë:

Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!

Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës!

Këtë kuvend madheshtor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj!

Falënderim për të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të brendshem zgjedhor!

Urime Kryetarit të Degës Dr.Ali Berisha!

Dalshim faqebardhë!

ËSHTË KOHA PËR RIKTHIM! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat