Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se i ka vdekur shoku i tij, Gëzim Shala.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muhaxheri ka shkruar fjalë prekëse për të.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë së tij.
“Dhimbja nuk mund të shprehet me fjalë! Shumë i rëndë lajmi për vdekjen tënde, shoku im, Gëzim Shala.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shoqërinë. I përjetshëm kujtimi për ty!”, ka shkruar Muhaxheri.