Një mjek ka vdekur gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të shtunë.
“Vdekja nga Infarkti Dr. Reshat Emrën e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Njoftimi i spitalit të Pejës:
Njoftim mortor!
Të tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr. Reshat Emra.
Vdekja nga Infarkti Dr. Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.
Në situatë të tillë ishte edhe Dr. Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.
I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr. Reshat Emra.
Pusho i qetë.