Stuhi dhe shi rrëmbyeshëm në Pejë, rrugë shndërrohen në lumenj

Peja

Stuhi dhe shi rrëmbyeshëm në Pejë, rrugë shndërrohen në lumenj

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 21:31
Peja

Një mot i ligë me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm ka përfshirë Pejën sot në orët e mbrëmjes së të shtunës.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë qytetin e Pejës sonte ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në këtë qytet, pasi shumica e rrugëve janë vërshuar nga uji, të cilat u ngjajnë lumenjve.

Shiu është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme, që bashkë me vërshimet e ujit mund të kenë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë qytet.

Videot tregojnë më së miri gjendjen në këtë qytet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat