Aliu (IHMK): Vërshimet në Pejë nuk ndodhën si rezultat i lumenjve, por i infrastrukturës së dobët

Peja

Aliu (IHMK): Vërshimet në Pejë nuk ndodhën si rezultat i lumenjve, por i infrastrukturës së dobët

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:01
Peja

Mbrëmë Peja u ballafaqua me reshje të mëdha të shiut, saqë sollën vërshime dhe bllokim të qytetit.

Nga këto vërshime e pësoi një grua së bashku me fëmijën e saj pesëvjeçar në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Se reshjet ishin të intensitetit të lartë e thotë edhe koordinatari dhe parashikuesi i Motit në Institutin Hidrometeorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili për Klankosova.tv, u shpreh se reshjet kanë qenë 58 litra për metër katrorë.

“Reshjet e mbrëmshme kanë qenë 58 litra për metër katrorë. Vërshimet nuk kanë qenë si rezultat i lumenjve, por si rezultat i infrastrukturës së dobët”, u shpreh Aliu.

Ai tregoi se në komunat e tjera të Kosovës ka pasë thuajse pak reshje, në krahasim me atë se ndodhi në qytetin e Pejës, dhe atë brenda një intervali të shkurtër kohor.

“Reshjet e shiut kanë filluar në orën 19:35 dhe kanë përfunduar në orën 20:44. Reshje nuk ka pasur në fshatrat përreth Pejës, por veç në qytet”, tregoi ai.

Ai madje dha një sqarim për sa i përket lumit të Bistricës, duke thënë se nuk paraqet rrezik, pasi nuk është mbushur edhe aq sa niveli maksimal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat