Pas situatës me vërshimet, Komuna e Pejës ka formuar Shtabin Emergjent.
Përmes një komunikate për media, Komuna e Prejës ka bërë të ditur se shtabi është mobilizuar menjëherë pas “vërejtjes së situatës”.
Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje:
1. Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës;
2. Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;
3. Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës;
4. Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës;
5. Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim;
6. Butrint Lajqi - Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;
7. Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike;
8. Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi;
9. Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;
10. Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese;
11. Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit; dhe
12. Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës.