Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë pas namazit të sabahut ka nisur recitimi i Kuranit, këndimi i lutjeve, ligjëratave e ilahive.
E, gjatë këndimit të lutjeve në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u bënë lutje për viktimat e vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë.
Ku humbën jetën një fëmijë 5-vjeç e nëna e tij.
“Në këtë ditë që e filluam me madhërimin e Allahut, e filluam me namazin e sabahut, më lejoni që të lutemi që viktimat e vërshimeve të fundit në qytetin tonë, Allahu t’i mëshirojë”, u tha gjatë këndimit të lutjeve.