Trajneri i xhudos Driton Kuka ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët mysliman.
Në urimin e tij përmes “Facebookut”, Kuka ka thënë se Peja është qyteti që u godit si në luftë ashtu edhe pas saj, por që më pas u bë punë e madhe atje përmes së cilës sot ndihet krenar gjithë populli shqiptar.
Urimi i plotë i Driton Kukës:
Urime Festa e Kurban Bajramit!
Nga qyteti që aq shumë u godit në luftë e pas lufte!
Qyteti, vajzat e djemtë e të cilit aq shumë punuan për ta bërë krenar popullin shqiptar!