Tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Pejë, janë raportuar në polici të shtunën. Të dyshuarit e për këto raste janë arrestuar.
Dy persona nga këto raste dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimave të gjinisë femërore.
Ndërsa në rastin tjetër, janë arrestuar dy meshkuj nën dyshimin se pas një zënke janë rrahur mes vete.
Njëri nga të dyshuarit për dhunë ndaj anëtares së familjes është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e dy rasteve tjera janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.