Kryhen inspektime për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar në Pejë, gjobiten punëdhënësit

Peja

Kryhen inspektime për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar në Pejë, gjobiten punëdhënësit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit Qendror të Punës, kanë inspektuar bizneset në sektorin e gastronomisë, tregtisë ushqimore dhe tregtisë farmaceutike në Komunën e Pejës.

Në këto vizita sipas njoftimit të ministrisë së Financave, janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune.

“Kësaj radhe, inspektimet për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar kanë vazhduar në Komunën e Pejës. Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit Qendror të Punës shoqëruar nga Zëvendësministri Agon Dobruna dhe Kryeinspektori i IP-së Z. Hekuran Nikçi kanë vizituar bizneset në sektorët e gastronomisë, tregtisë ushqimore dhe tregtisë farmaceutike.

Në këto vizita janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune, ku për punëdhënësit e tyre janë iniciuar procedurat e gjobitjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat