Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy veturave në një “Rent a Car” në Pejë iu është vënë plotësisht flaka.
Indeksonline raporton se një person i dyshuar, rreth orës 04:03, shpërndau benzinë në dy vetura, të cilat më pas i ndezi me shkrepëse.
Pronari i kompanisë “EuroCar” deklaroi për Indeksonline se është shumë i shqetësuar me këtë ndodhi.
Ai thotë se të dyshuarin në fjalë nuk e njeh e as nuk e ka parë kurrë më parë, teksa rastin ia ka lënë në dorë policisë.
Kjo zjarrvënie e qëllimshme, kompanisë i ka kushtuar afro 50 mijë euro, me dy vetura të djegura plotësisht dhe një tjetër pjesërisht.
Rasti ndërkohë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar se dëmi është i konsiderueshëm, teksa ka pohuar se janë duke u kryer hetime relevante.
“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Rugova.
Më poshtë video e plotë: