Sot në Pejë u kthye heroina Marie Shllaku

Peja

Sot në Pejë u kthye heroina Marie Shllaku

Nga: Milazim Maraj Më: 2 prill 2024 Në ora: 23:42
Marie Shllaku

Organizua dhe përgatitur nga Shoqata “Trojet e Arbërit” Prishtinë dhe Qendra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike në Pejë. Aprovuar dhe përkrahur nga Kryetari i Komunës së Pejës Z. Gazmend Muhaxheri.

Sot në Pejë u mbajt Akademi solemne më rastin e zbulimit të bustit të heroinës Marie Shllaku. Tema bosht e kësaj akademie ishte: Marie Shllaku Mbretëresha e nacionalizmës shqiptare”

Në lidhje më këtë Temë u lexuan shumë kumtesa që kishin të bënin me biografinë, aktivitetin kombëtarë dhe luftën e vërtetë nacionale, kësaj zonjë të ngritur dhe të ditur. Ishte dëshmitari i gjallë e këtij gjyqi famëkeq z. Shefqet Kelmendi i cili më mjaftë emocione dhe argumente sqaroj episodin nga ky gjyq antishqiptarë. Bija nga Shkodra oficere ushtarake, poliglotë dhe stratege që fliste dhe shkruante gjuhët: latine, frënge, gjermane, italiane, gjuhën e vjetër greke, dhe nga pak edhe gjuhën kroate-serbe. Ishte nxënëse e At. Gjergj Fishtës.

Ishte e armatosur me ide kombëtare, e përcaktuar për bashkimin e trojeve shqiptare. Ishte vajzë shqiptare plotë moral kombëtar dhe që njihte shumë mirë gjeopolitikën e interesat e fuqive të mëdha. Nuk pranoj pendimin e PKSH dhe PKJ që e kërkonin nga kjo, në këmbim të jetës. Mori pjesë aktive në luftë për çlirimin e trojeve shqiptare. Pikërisht në luftën e dytë botërore për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Ishte vizionarja që shihte shpëtimin e kombit në unitetin e tij. Andaj kontribuoj Ajo arriti më në fund që të pajtojë Komandantet shqiptarë që i ndante ideologjia Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën dhe qetat tjera shqiptare.

Deklarata e sajë para panelit kriminel të gjyqit në Prizren që ishte i përberë nga Ali Shukria vegel serbe dhe të tjerët ishin serb dhe një rus. Marie Shllaku nuk u lig asnjë herë as në këtë gjyq. Ajo më guxim dhe krenari, u tha:” syri nuk me trembet nga plumbi i juaj, aspak nuk i frikohem vdekjes”. Po, merrem më politikë nëse ju e quani politikë të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në një shtet” Kosovë gjaku im tu beftë dritë rrënoftë Shqipëria. Herët apo vonë bashkimi i trojeve tona do të behët”. Sot në Pejë u kthye Maria jonë, me at buzëqeshjen që motivon, trimëron dhe edukon vajzat shqiptare.

Që tregon së ky komb është fisnik, që lind rrit dhe edukon vajza dhe djem që mbrojnë identitetin e tyre, mbrojnë gjuhën dhe kulturën e tyre që është civilizuese dhe e rëndësishme edhe për botën e civilizuar sot. Më këtë buzëqeshje e saj; Marie Shllaku tregon si për ironi të armiqve serb dhe rus së ja “ toka ime nuk me treti. Kjo tokë morri në gjirin e vet dhe me strehoj nga ju agresorë të ndyrë dhe pa shpirt. Toka ime treti vetëm trupin tim jo edhe idealin. Ndërsa sot toka ime dardane nxori në shesh përcaktimin tim të shenjtë. Por ja sot, unë përsëri jam në mesin e njerëzve të mi, aty ku doja të jem. Marije Shllaku është nderi i kombit shqiptarë , është nderi i femrës shqiptare në veçanti dhe i femrës kudo në botë.

Të dashur nxënës, vizitoni bustin e heroinës Marie Shllaku, që ju pret më plotë buzëqeshje, përmes të sajë mësoni se ideologjitë e huaja nuk na sjellin lumturinë, mësoni së kemi mjaftë, çka për të mësuar vetëm nga ky qëndrim, mëson së përçarjet dhe konflikti brenda kombit shqiptar është i rrezikshëm, mësoni fjalën e urtë dhe të vendosur të Mbretëreshës së nacionalizmës shqiptare, urtësinë e Dr. Ibrahim Rugovës, që përdori urtësinë kundër dhunës, humanizmin e Shen. Nënës Terezes simbolit të mirësisë botërore, orientimin e Pjeter Budit, Pjetër Bogadanit e Naim dhe Abdyl Frashërit, Kujtoni Kuvendin e Arbrit dhe punoni që çdo gjë që duhët të kthehet në trajtën e natyrshme për ju dhe njerëzimin në përgjithësi.

Nga se vetëm kështu Ne, BE dhe Bota demokratike do të ketë qetësi. Sot nga kumtesat që u lexuan në këtë Akademi solemne dhe shkencore, kuptohej së vdekja nuk është përfundimi i procesit por fillimi i një procesi të ri për të cilin kanë nevojë gjeneratat tona të reja. Ky proces vetëm sa po merr hov, zonjusha jonë tani nga bota tjetër ka shumë fuqi, të motivoj, edukojë dhe mobilizoj përsëri shqiptarët për mirëkuptim së pari në gjuhën shqipe, pastaj në çdo gjuhë të botës humane dhe humanizmit botëror.

Sot në këtë akademi dhe zbulim të bustit të heroinës së Kombit shqiptarë Marie Shllaku; pranë e pranë ishin prifti dhe hoxha shqiptarë, si gjithmonë se bashku për një kauzë të përbashkët, ashtu sikur donte Zonjusha jonë Heroinë e pavdekshme Marie Shllaku, ashtu sikur donë edhe zoti të i sheh shqiptarët! Lavdi Heroinës tonë Marie Shllaku! Respekt organizatorëve dhe pjesëmarrësve! Kumtesat e sotme nga historian dhe veprimtarë shqiptarë nga të gjitha trojet tona shqiptare do të i kemi të botuara në një libër nga Shoqata “Trojet e Arbrit”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat