Voziste në masё mbrojtёse, Policia gjobit pejanin me 500 euro, pesë pikë negative

Peja

Voziste në masё mbrojtёse, Policia gjobit pejanin me 500 euro, pesë pikë negative

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse një qytetar nga Peja.

I njëjti pas një kontrolli rutinor është kapur duke drejtuar automjetin, edhe pse kishte masë mbrojtëse.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se  i është bërë edhe tërheqja e automjetit.

“Me datё 10.04.2024, pas njё kontrolli rutinor nga zyartaret Policor tё Njёsisё Rajonale tё trafikut rrugor DRP Pejё, ёshtё vertetuar se vozitёsi i mjetit drejton mjetin ne masё mbrojtёse, tё njejtit iu ёshtё bёrё terheqja e automjetit me automjet tёrheqёs sipas ligjit nё fuqi. Kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar gjoba: 500 euro, 5 pikё negative dhe 6 muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat