​Vrasja e Ukellës - nesër marsh në Pejë me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”

Peja

​Vrasja e Ukellës - nesër marsh në Pejë me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:11
Gjyljeta Ukella

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë thirrur për nesër një marsh proteste paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Vrasja në Pejë është e dyta brenda pak ditësh në Kosovë, pasi në Ferizaj ditë më parë u vra Erona Cokli.

“Nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 11:00 do të organizohet marshi paqësor me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Marshi fillon nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë,” thuhet në njoftim.

Për t’u solidarizuar me Gjyljetën dhe të gjitha viktimat e femicidit, sonte në ora 19:30, në qendër të qytetit Pejëdo të bëhet ndezja e qirinjve.

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë bëjnë thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore, duke thënë se mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat