Muhaxheri: Peja për katër vite u ndihmua me një rrugë 300 metra

Peja

Muhaxheri: Peja për katër vite u ndihmua me një rrugë 300 metra

Më: 22 prill 2024 Në ora: 10:36
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur shqetësimin e tij për mospërkrahje nga niveli qendror. Kryetari i Pejës thotë se Qeveria Kurti s’ka bërë asnjë investim kapital në këtë qytet.

I pari i Pejës si investim të vetëm nga Qeveria Kurti përmend një rrugë 300 metra por që ende nuk është e përfunduar.

“Po besoj që nuk kanë bë investime në Komunën e Pejës është viti i katërt, nja 300 metra rrugë asfalt kanë nis me i shtruar në drejtim të Rugovës, e kanë heq komplet asfaltin dhe nuk është duke investuar asgjë prej nivelit qendror”, thotë Muhaxheri.

Ai ka përmendur edhe investimet që janë duke u bërë nga niveli qendror, përfshirë rrugë e shtrirje të rrjetit të kanalizimit.

“Jemi duke punuar në ndërtimin  e rrugëve, shesheve, murit të lumit ,janë diku 37 kilometra në rrugë për në Rugovë, 7 janë në qytetin e Pejës dhe një 35 neper fshatra. Jemi duke ndërtuar kanale të ujitjes, kanalizime, janë rreth 9 km kanalizime që janë duke u bërë me Bankën Gjermane për  ndërtim KFV, e cila është duke i ndihmuar Komunës së Pejës, respektivisht  është duke i ndihmuar ndërmarrjes ‘Hidro Drini’ për ta shtrirë rrjetin e kanalizimit në ato pjesë ku mungon dhe ku është gjendje të keqe”, u shpreh ai.

Nënkryetari i LDK-së, ka folur edhe për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Thotë se shkuarja për të shkuar në zgjedhje është në dorën e kryeministrit Albin Kurti.

“Po na jemi të gatshëm çdo moment me shku në zgjedhje vetëm varet se si ka me ra Qeveria, domethënë ne nuk e votojmë qeverinë nëse kryeministri është dorëzuar, le të jap dorëheqje dhe ne shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Muhaxheri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat