Vrasja në Pejë, dyshohet për trafikim të të miturve

Peja

Vrasja në Pejë, dyshohet për trafikim të të miturve

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:02
Spartak Koka

Para disa ditësh në Pejë, Sergio Jonuzi, nga Elbasani e goditi me veturë qëllimshëm për vdekje viktimën Ilir Osmani po ashtu shtetas i Shqipërisë.

I dyshuari u arrestua nga policia dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në ndërkohë gazetari i Klan Plus, Spartak Koka, ka folur në Kosova Today për motivet e rastit.

Koka tha se në këtë rast ka dyshime për trafikim të të miturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat