​Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Peja

​Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Më: 29 maj 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është shkaktuar zjarr në një dhomë të spitalit.

Sipas njoftimit dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Mbrëmë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka pasur një zjarr në katin e IV-të, të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik”, thuhet në njoftim.

Tutje është sqaruar se me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur.

Andaj sipas njotimit tani janë në proces të konstatimit të dëmit material.

“Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur. Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat