Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, At Sava Janiq, igumen i Manastirit të Deçanit dhe Musli Arifaj, imam i xhamisë në Pejë.
KFOR njofton se këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Ulutash me shumë bashkëbisedues të tij në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
“Komandanti i KFOR-it përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve, dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.