Nga 10 qershori fillon java e dhurimit vullnetar të gjakut në Pejë

Peja

Nga 10 qershori fillon java e dhurimit vullnetar të gjakut në Pejë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:44
Rrezarta Dresha-Berisha

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar qytetarët se nga 10 qershori do të fillojë java e dhurimit të gjakut, ndërkaq mbaron më datë 15 të këtij muaji.

Sipas shefes së Njësisë së Transfuzionit në Pejë, Rrezarta Dresha-Berisha, referuar një njoftimi në Facebook, janë bërë të gjitha përgatitjet.

Dresha-Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të dhurojnë gjak të kryejnë siç e quan ajo këtë akt human, që shpëton jetë.

“Njësia e Transfuzionit në Pejë është përgatit në të gjitha aspektet për javën e dhurimit të gjakut, dhe ju bëjmë thirrje gjithë personave që mund të japin gjak të vijnë e ta bëjnë këtë akt human që shpëton jetë njerëzish”, ka thënë Dresha-Berisha.

Vlen të përmendet se Njësia e Transfuzionit është e hapur nga ora 07:00-14:00 gjatë javës së ardhshme, ndërsa më datën 14 qershor në Ditën botërore të dhurimit të gjakut punohet nga ora 07:00-18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat