Më shumë se 140 paketime të barnave të ndryshme janë kapur gjatë një kontrolli në Pejë.
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle sot në tri barnatore.
Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola, ku janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme.
Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari N.ZH. (37) ndaj të cilit është iniciuar rasti prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore. Me aktvendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.