Temperaturat e larta, Policia në Pejë bën apel: Shmangni ndezjen e zjarreve

Peja

Temperaturat e larta, Policia në Pejë bën apel: Shmangni ndezjen e zjarreve

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenjeve.”

Policia ka thënë se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj atyre që rrezikojnë jetën apo pronën e dikujt.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.”

Policia ka bërë apel edhe te qytetarët që frekuentojnë zonat malore të Pejës që të jenë të kujdesshëm.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj).”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat